Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bashkë më ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi me deputetët Fitore Pacolli, Armend Muja dhe Arjeta Fejza si dhe aktivistët nga qendra e Mitrovicës dhe Vushtrrisë, pastruan bregun e Liqenit të Ujmanit.
Kështu bëri të Krasniqi përmes një postimi në Facebook.
Tutje, ministri thotë se bukuritë e vendit tonë janë një trashëgimi dhe thesar që duhet ruajtur.
Së bashku me ministrin Xhelal Sveçla dhe ministren Artane Rizvanolli, deputetët Fitore Pacolli, Armend Muja dhe Arjeta Fejza si dhe aktivistët nga qendra e Mitrovicës dhe Vushtrrisë, pastruam Bregun e Liqenit të Ujmanit.
Bukuritë e maleve tona, resurset ujore e pyjore janë trashëgimi dhe thesar që duhet ti ruajmë me çdo kusht.