Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Saranda Bogujevci, priti në takim nënkryetarin e Kuvendit të Portugalisë, Marcos Perestrello.
Në takim u bisedua për zhvillimet e përgjithshme politike në vend e rajon, raportet e shkëlqyera dypalëshe dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit të ndërsjellë.
Nënkryetarja Bogujevci vlerësoi lartë përkrahjen e vazhdueshme që Portugalia i ka dhënë ndër vite Republikës së Kosovës dhe kërkoi njëherësh vazhdimin e mbështetjes ndaj shtetit tonë në rrugën e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.
Nënkryetari Perestrello falënderoi nënkryetaren Bogujevci për pritjen dhe po ashtu shprehi gatishmërinë për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërparlamentar, si dhe në fusha tjera me interes të përbashkët ndërmjet Portugalisë dhe Republikës së Kosovës.