Goran Rakiq dënohet me 3 muaj burgim me kusht dhe 1 mijë euro gjobë për mosraportim të pasurisë

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar me 3 muaj burgim me kusht dhe 1 mijë euro gjobë Goran Rakiq i cili akuzohej se në cilësinë e ministrit për Komunitete dhe Kthim, nuk ka paraqitur saktë të dhënat e kërkuara në formularin për deklarimin e pasurisë.

Aktgjykimi në fjalë u shpall të mërkurën nga gjykatësja Naime Krasniqi-Jashanica, pasi që paraprakisht gjykata aprovoi marrëveshjen për pranimin e fajësisë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas këtij aktgjykimi, dënimi i shqiptuar me burgim prej 3 muajve nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari Rakiq nuk kryen vepër tjetër penale brenda periudhës verifikuese prej një viti.

Ndërsa, dënimin me gjobë në lartësi prej 1 mijë euro i akuzuari Rakiq obligohet që ta paguaj në afat prej 15 ditësh pasi që aktgjykimi të bëhet i formës së prerë.

Po ashtu, i akuzuari Rakiq është obliguar që të paguaj edhe shpenzimet procedurale për aq sa do të llogariten nga gjykata dhe atë shumën prej 100 euro për paushallin gjyqësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.