Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëdron në Hamburg të Gjermanisë, me ftesë të Përfaqësuesit të Posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Kurti në fjalimin e tij tha se janë të interesuar që të kemi tregti të sigurt andaj siguria në Kosovë nënkupton sigurinë e kufijve.
Kurti gjithashtu ka falënderuar Sarrazin për mikpritjen e ngrohtë.
”Jam këtu në Portin e Hamburgut me një delegacion nga Kosova, me ftesë të përfaqësuesit të posaçëm të qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, z. Manuel Sarrazin të cilin e falënderoj për mikpritjen e ngrohtë, për këtë vizitë e cila ka të bëjë me vëzhgimin dhe mësimin e këtij skanimi me rreze X që zhvillohet në portin e Hamburgut për kontejnerët, maunët, dhe transportuesit e tjerë. Jemi të interesuar që të kemi tregti të sigurt andaj siguria në Kosovë nënkupton sigurinë e kufijve dhe sot në këtë vizitë po shohim se cilat janë edhe kushtet me të cilët qeveria gjermane do të ishte dakord që të na pajiste edhe neve me një skaner të këtillë me rreze X ashtu që të rritet siguria në kufijtë e Kosovës sa i përket mallrave që na hyjnë dhe gjithashtu të bëhemi pjesë e Evropës sa i përket mbikëqyrjes së kufijve dhe tregtisë së sigurt. E falënderoj edhe një herë z. Sarrazin për këtë mundësi në portin e Hamburgut ku bëhet kontrolli kulmor i mallrave sa i përket sigurisë”, tha Kurti.