Më shumë se 70 milionë amerikanë, po jetojnë nën alarmin e nxehtësisë ekstreme në SHBA, ndërsa temperaturat rriten.
Paralajmërimet janë lëshuar gjithashtu në katër provinca kanadeze me një pjesë të madhe të kontinentit të përfshirë tani nga vala e të nxehtit.
Shkencëtarët thonë se ngjarjet ekstreme të motit po bëhen më të shpeshta dhe intensive si rezultat i ndryshimeve klimatike.
Vapa ekstreme është përshkruar nga Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) si vala e parë e të nxehtit e rëndësishme e sezonit në rajon.
Çikago ka tejkaluar rekordin e saj të temperaturës më 17 qershor të hënën, sipas zyrës lokale të NWS.
Në Kanada, provincat e New Brunswick, Nova Scotia, Ontario dhe Quebec janë gjithashtu nën paralajmërime të nxehtësisë, dhe zyrtarët po paralajmërojnë për “kushte të rrezikshme të nxehta dhe të lagështa”.
Njerëzit në zonat e prekura të të dy vendeve janë këshilluar të kufizojnë aktivitetin në natyrë dhe të qëndrojnë të hidratuar. Nxehtësia ekstreme është më vdekjeprurësja nga të gjitha kushtet e motit, thonë ekspertët.
Në fillim të këtij muaji, rekordet ditore u thyen gjatë një valë tjetër të nxehti në jugperëndim – dy javë para fillimit zyrtar të verës.
Valët e të nxehtit janë bërë më të shpeshta dhe më intensive globalisht që nga viti 1950, thotë organi klimatik i OKB-së, Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC).