Osmani: Nekibe Kelmendi i bërë ballë vrasjes së burrit dhe dy djemve të saj

Presidentja e Kosovës,  Vjosa Osmani ka përkujtuar Nekibe Kelmendin në 13- vjetorin e ndarjes nga jeta.

Osmani ka shkruar se Kelmendi një jetë të tërë ia kushtoi profesionit të avokates dhe angazhimit politik për Kosovën e lirë dhe të pavarur, duke i bërë ballë vrasjes së burrit dhe dy djemve të saj nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit.

”Sot në 13-vjetorin e ndarjes nga jeta, kujtojmë me respekt bashkëpunëtoren e presidentit historik dr. Ibrahim Rugova, gruan stoike, avokaten, aktivisten politike dhe ish-ministren Nekibe Kelmendi, trashëgimia e së cilës vazhdon të na frymëzojë dhe udhëheqë. Një jetë të tërë ia kushtoi profesionit të avokates dhe angazhimit politik për Kosovën e lirë dhe të pavarur, duke i bërë ballë vrasjes së burrit dhe dy djemve të saj nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit. Vendosmëria, guximi dhe angazhimi i saj mbeten referencë për brezat e tashëm dhe të ardhshëm”, ka shkruar Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published.