Të shtëna me armë në Podujevë, policia konfiskon pistoletë, fishekë e vetura

Një konflikt verbal ka eskaluar në të shtëna me armë zjarri në Podujevë.

Incidenti ka ndodhur dje rreth orës 01:20, në rrugën “19 Qershori”.

Një njoftimin policor bëhet e ditur se tre të dyshuar, meshkuj kosovarë, janë arrestuar lidhur me këtë rast.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar: 1 pistoletë me 9 fishekë, 5 gëzhoja, si dhe dy vetura.

“Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje” thuhet në njoftim.

Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.