Bllokohet rruga në drejtim të Gërmisë, dyshohet për mjet shpërthyes

Një mjet shpërthyes dyshohet se është gjetur në rrugën “Shpëtim Robaj” në Taukbahqe.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë për  gazetën se informatën për një mjet të dyshuar shpërthyes e kanë marrë rreth orës 10:30. Policia e Kosovës aktualisht është në vendin e ngjarjes duke u marrë me rastin.

“Sot rreth orës 10:30 është pranuar informata për një mjet të dyshuar të pashpërthyer në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.