Një grua ka raportuar se burri i saj, në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe e kishte kanosur me fjalë të ndryshme.
I dyshuari nuk është arrestuar.
“DHUNË NE FAMILJE- Gjakovë 19.06.2024-14:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar bashkëshorti i saj, në gjendje të dehur kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës, dhe e kishte kanosur me fjalë të ndryshme. E njëjta kishte refuzuar urdhër mbrojtës dhe ishte kthyer te fëmijët. I dyshuari deri në këto momente nuk është arrestuar. Ne konsultim me prokurorin rasti iniciohet si me lartë.”