Sot është mbajtur takimi vjetor mes Kosovës dhe Suedisë. Delegacioni i Kosovës është kryesuar nga Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi.
Pjesëmarrës ishin dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Jeton Raka dhe zyrtarë të tjerë nga kabinetet qeveritare e zyrtarë civilë.
Nga ana tjetër, delegacioni suedez kryesohej nga ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Ëesterlund, e ku pjesëmarrës ishin dhe përfaqësues të tjerë të lartë të ambasadës suedeze në Kosovë.
“Përgjatë takimit, u diskutua mbi kontributin e Suedisë në zhvillimin e Kosovës, pasqyrën e strategjisë së bashkëpunimit zhvillimor të Suedisë, si dhe prioritetet e fushat e fokusit për periudhën 2021-2027. U trajtuan më tej më gjerësisht projektet e iniciativat ekzistuese dhe të mundshme në të ardhmen, me ndikim në të drejtat e njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit, barazinë gjinore, gjithëpërfshirjen, zhvillimin e qëndrueshëm dhe mjedisin, si dhe zhvillimin ekonomik”, thuhet në njoftim.