Policia Kufitare e Kosovës pret në takim zyrtarë nga Departamenti Amerikan për Energji Atomike

Drejtori i Policisë Kufitare sot ka pritur në takim zyrtarë nga Departamenti Amerikan për Energji Atomike.

Në këtë takim u rikonfirmua mbështetja e këtij departamenti për Policinë e Kosovës, e cila mbështet që nga viti 2016 Departamentin për Kufi të Kosovës me pajisje dhe trajnime, si pjesë e luftimit të kontrabandës bërthamore.

Postimi i plotë:

Drejtori i Departamentit të Policisë Kufitare me bashkëpunëtorë, dje më 19.06.2024, kanë pritur në takim pune zyrtarë nga Departamentin Amerikan për Energji Atomike. Departamenti Amerikan për Energji Atomike, që nga viti 2016 e mbështet Policinë e Kosovës (Departamentin për Kufi) me pajisje dhe trajnime për luftimin e kontrabandës bërthamore.

Qëllimi i takimit ishte njoftimi nga afër me punën e Policisë së Kosovës (Njësisë për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamor), në luftimin e kontrabandës së materieve bërthamore, përdorimi i pajisjeve që posedon Policia e Kosovës-Njësisë për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamor.

Drejtori i Departamentit të Policisë Kufitare me ekipin e tij, i falënderoi mysafiret për mbështetjen e dhënë, pastaj i njoftoi me nevojat e Policisë së Kosovës në luftimin e kontrabandës në përgjithësi dhe të kontrabandës bërthamore në veçanti.

Mysafiret nga Shtete e Bashkuara, premtuan se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të ndihmojnë Policinë e Kosovës.

pixel

Leave a Reply

Your email address will not be published.