Rritet besimi tek forcat e rendit, qytetarët në veri bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës

Policia e Kosovës ka mbajtur disa takime me qytetaret në veriun e Kosovës. Në këto raste është vlerësuar se një bashkëpunim mes palëve mundëson një siguri më të mirë në komunitet.

Kjo vjen në ndihmë të efektivëve të policisë në parandalimin e krimit. Ky bashkëpunim është rritur dhe gjatë dy viteve të fundit, konfirmon për A2 CNN, zëvendësdrejtori i policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani.

Elshani thekson se është rritur besueshmëria dhe si rezultat ka një bashkëpunim më të madh me popullatën, se sa kur serbët drejtonin policinë.

Bashkëpunimi me qytetarët në veri, duhet të bazohet në 3 dimensione, vlerëson ish-ministri i brendshëm Bejtush Gashi.

Qytetarët në komunat veriore në përgjithësi ballafaqohen me shumë sfida, kur është në pyetje siguria publike në komunitet. Kjo për faktin se në atë territor për 22 vite ka dominuar krimi dhe bandat të dirigjuara nga Beogradi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.