Në Hajvali gjatë mbrëmjes të së mërkurës, është raportuar për të shtëna afër një shtëpie banimi.
Si pasojë e errësirës, nuk është bërë e mundur identifikimi i të dyshuarve, raporton DTV.
“Është raportuar se afër një shtëpie janë parë dhe dëgjuar të shtëna me armë zjarri nga disa persona si dhe një veturë por për shkak të errësirës nuk është mundur ti identifikohen as personat as veturën”, thuhet në raportin e policisë.
Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur disa gëzhoja të kalibrave të ndryshëm. Nuk raportohet për të lënduar, rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.