Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka njoftuar se ka marrë pjesë në darkën e përbashkët të “Ministrave të Jashtëm të Danubit”, Ministrave të Jashtëm të “Miqve të Ballkanit Perëndimor” dhe atyre të Ballkanit Perëndimor. Në darkë ishte edhe përfaqësuesi i Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe zyrtarë të disa shteteve tjera, përfshirë Serbinë.
Si zakonisht aty u realizua një foto familjare me të gjithë pjesëmarrësit e atij eventi, të cilën Gërvalla e ka publikuar.
Fotografit që ka vendosur t’i përzgjedhë dhe publikojë në platformën X, Stojanoviq është kujdesur që të mos duket ministrja kosovare Donika Gërvalla e as ministri Osmani.
Mbrëmë vonë, Gërvalla ka bërë të ditur se në takimin e sotshëm do të paraqesë qëndrimet e Kosovës rreth sigurisë në Evropë dhe në rajon.
“Në takimin e nesërm do të paraqesë qëndrimet e Republikës së Kosovës rreth sigurisë në Evropë dhe në rajon, reformat e thella të ndërmarra për sundim të ligjit, ngritjen e nivelit të demokracisë dhe zhvillimin ekonomik, si dhe do të avokojmë për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian si dhe nevojës së ndërmarrjes së veprimeve konkrete për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ajo.