Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka bëre të ditur se ka filluar ndërhyrjet në Kalanë e Vuçakut në Drenas.
Punët kanë nisur në pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument i rëndësishëm të jetë në shërbim të turizmit kulturor.
“Kalaja e Vuçakut veçohet për karakteristikat e saj dhe trashëgiminë e pasur arkeologjike e historike. Në të janë dëshmuar gjurmë që nga parahistoria e deri te mesjeta. Kjo kala ishte tipike për kohën e antikitetit të vonë dhe shërbente si sistem mbrojtës për popullatën vendase”