Drejtoria Rajonale e Policisë- Gjilan, gjatë javës së fundit, në vazhdën e implementimit të planit operativ “Siguria në trafikun rrugor” kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna.
Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1 297 gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.
Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në:
• Hetim i 16 aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
• 21 aksidenteve të trafikut me të lënduar,
• Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 25 ngasës,
• Janë përjashtuar nga komunikacioni 13 motoçikleta.
Njësiti rajonal i trafikut rrugor në kuadër të implementimit të planit operativ “Brezi i sigurisë” ka shqiptuar 55 gjoba ndaj ngasësve dhe pasagjerëve të cilët janë hasur në komunikacion pa e vendosur brezin e sigurisë në mjet.