Në kuadër tё planit operativ “Motoçiklistët kundërvajtës”, realizuar nga njësitet policore, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, nga data 1 deri 20 qershor, ka sekuestruar 22 motoçikleta tё llojeve tё ndryshme.
Policia ka shqiptuar 42 gjoba për kundërvajtje mos posedimi i lejes për vozitje, mos posedimi i kategorisë përkatëse, ngasje e mjetit pa regjistrim, si dhe kundërvajtje tjera.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren paralajmëron aksione të ngjashme edhe në të ardhmen, teksa apelon për respektim të rregullave dhe shenjave të trafikut.