Kursimi i parave është dëshira e shumë personave. Në këto kohë për shumicën e njerëzve të nxjerrësh muajin me paratë që kemi në dispozicion, nuk është gjithmonë e lehtë.
Ndiqni rrugëtimin e shpenzimeve
A e dini se sa keni shpenzuar për gjëra muajin e fundit? Pjesa më e madhe e personave nuk e dinë. Por ky hap ju shërben për të kuptuar se ku mund të kishit prerë shpenzimet. Në të kundërt rrezikoni që të harxhoni për gjëra të parëndësishme dhe të mos vësh re që të tjera gjëra janë më të rëndësishme.
Ndani nevojat nga dëshirat
Mos i ngatërroni gjërat për të cilat keni nevojë me ato që ju pëlqejnë. Për të dytat duhet të shpenzoni vetëm nëse jeni të sigurt që mund ti përballoni.
Shmangni borxhet apo kreditë për shpenzime jo serioze
Ka shumë mundësi për të marrë borxhe me kusht, apo kredi. Por ato duhet të merren vetëm për shpenzime të jashtëzakonshme, përndryshe është e lehtë që të përfundoni në vorbullën e borxhit.
Çdo muaj hiqni diçka mënjanë
Nëse keni një llogari bankare, një ide është që të derdhini një shumë të vogël çdo muaj.
Planifikoni ushqimet e javës
Nëse planifikoni ushqimet e të gjithë javës, mund të bëni blerje në lidhje me rrethanat, duke evituar shpenzimin e parave për gjëra që më pas nuk do t’i përdorni.
Bëni listën e gjërave që do të blini dhe më pas respektojeni
Blerjet impulsive janë shpesh një rrugë për të shpenzuar me shumë seç duhet. Të kesh një listë të detajuar të asaj që duhet të blini, ua zgjidh këtë problem dhe ju lejon që të zgjidhni dyqanin që ju leverdis më shumë.
Bëni shpenzimet vetëm
Sipas disa studimeve, të bësh shpenzime në shoqëri është me e favorshme që të bësh blerje impulsive. Në përgjithësi nuk do të jeni të fokusuar tek ato që ju nevojiten, e për pasojë ju do të shpenzoni më shumë.