Italia me barazimin në frymën e fundit ndaj Kroacisë, 1-1, ka arritur të kualifikohet në fazën e nokautit, në Kampionatin Evropian.
Fillimisht kroatët kaluan në epërsi ndaj italianëve, në minutën e 55’.
Megjithatë, italianët si gjithmonë e gjejnë një mundësi për të ardhur deri te goli. Ishte Mattia Zaccagni, në minutën e 108’.
Kështu Italia do të kualifikohet nga grupi B, nga vendi i dytë, me katër pikë të grumbulluara.
Ndërsa Kroacia do të eliminohet pasi nuk do të ketë mundësi nga vendet e treta, për shkak se është pozicionuar në pozitën e pestë me dy sosh.