Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kryetari i deritanishëm i Qeverisë, Talat Xhaferi, ia dorëzoi funksionin kryeministrit të sapo zgjedhur, Hristijan Mickoski.
U konstatua se Qeveria kalimtare dhe institucionet shtetërore u përgjigjën me sukses detyrës për organizimin e proceseve zgjedhore të lira, korrekte dhe demokratike dhe mundësuan pranim dorëzim të qetë dhe demokratik të pushtetit. Kjo u vlerësua si kontribut në sjelljen evropiane të shtetit, i cili synon anëtarësimin e plotfuqishëm në Bashkimin Evropian.
Kryeministri i deritanishëm Xhaferi, sugjeroi se shtetit, si edhe deri tani, edhe më tej i nevojiten reforma cilësore, me qëllim të avancimit të cilësisë së jetës së qytetarëve sipas standardeve dhe vlerave evropiane dhe demokratike. U shpreh edhe shpresë për nivel të lartë të ndërgjegjes politike dhe bashkëpunim rreth prioriteteve strategjike.