Tentoi ta korruptoi policinë me 20 euro, ky është qytetari që u arrestua në Gjakovë

Paraditën e sotme , zyrtarët policorë të Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, kanë ndalur një automjet, në një pikë kontrolli rutinë, në fshatin Rakovinë-Gjakovë.

Gjatë procesit të lëshimit të një gjobe për një kundërvajtje shoferi ka hedhur një kartëmonedhë prej 20 eurosh në makinën e patrullës.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se shoferi i arrestuar është Azem Gradica.

I dyshuari u shoqërua menjëherë në stacionin policor, si dhe kartëmonedha prej 20 eurosh është sekuestruar si provë.

Në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rast “dhënia e ryshfetit”, ndërsa i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.