Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Partinë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, e ka cilësuar të gabuar takimin e deputetit të PDK-së, Hisen Berishës me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berisha.
“Unë mendoj që kjo pyetje duhet t’i drejtohet kryetarit të partisë, Memli Krasniqi apo dikujt nga struktura udhëheqëse, unë këtu nuk mund të flasë në emër të PDK, personalisht mund të them është një gjë e gabuar që e ka bërë deputeti i PDK-së por ky është qëndrimi im personal”, tha ai.
Më 29 mars, Berishaj është intervistuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës për dyshimet për veprat penale “Shpëlarja e parave”, “Shmangia nga tatimi” dhe “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.