Komuna e Gjilanit e cila udhëheqet nga Alban Hyseni janë gjetur një “mal” shkeljesh financiare nga Zyra Kombëtare e Auditorit (ZKA).
“Kontrata për projektin “Asfaltimi i rrugëve në lagjen e Vishnjeve, pjesa 1”, është nënshkruar në vitin 2022 në vlerën prej 199,878 euro bazuar në ndarjet buxhetore të vitit.
Megjithatë , projekti nuk ishte realizuar në tërësi gjatë vitit 2022. Si rezultat i kësaj , në vitin 2023, komuna ka kryer pagesat për këtë projekt në vlerën prej 18 mijë e 582 euro, duke shpenzuar fondet e projektit “Ndërtimi i rrugëve në fshatrat e zonës lindore dhye në zonën e tretë të qytetit”.”, thuhet në raport.
Po ashtu kundërligjshëm është bërë pagesa edhe me kontratën për projektin “asfaltimi i rrugëve në lagjen Arbëria” e nënshkruar në vitin 2022 në vlkerë prej 165 mijë e 480 euro, bazuar në ndartjet buxhetore të vitit.
ZAK-ja ka gjetur se projekti nuk ishte realizuar në tërësi gjatë vitit 2022. Si rezultat i kësaj, në vitin 2023 komuna ka kryer pagesë për këtë projekt në vlerë 70 mijë e 650 euro duke shpenzuar fondet e projektit “Ndërtimi i kanalizimeve fekale dhe gropave skeptike në zonën lindore”.
Poashtu edhe tek projekti “Mirëmbatja teknike e objekteve “ e nënshkruar në vitin 2021 në vlerë 1 milionë e 871 ,560 euro, bazuar në ndarjen buxhetore të vitit. Megjithatë , projkeyti nuk ishte realizuar në tërësi gjatë vitit 2022, si rezultat i kësaj në vitin 2023 komuna për këtë projekt ka kryer pagesë në vlerë 18 mijë e 456 euro nga fondet e projektit “Ndërtimi dhe shtrirja e ndriçimit publik në zonën e tret të qytetit të Gjilanit”.
ZAK-ja ka gjetur se zyrtarët përgjegjës për buxhetin në Komunë pas miratimit të ligjit të buxhetit për vitin 2023, projektet kapitale të pa përfunduara nga vitet paraprake, nuk i kishin raportuar në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve si projekte dhe obligimet të pa përfunduara për të bërë ndryshimet e kërkuara (financimi i investimeve kapitale komunale) Komuna në mungesë të ndarjeve buxhetore për këto projekte, gjatë vitit 2023 kishte realizuar pagesa nga fondet e projekteve tjera. Kjo ka ndodhur si rezultat i menaxhimit jo të mirë të buxhetit , ekzekutimit, monitorimit dhe raportimit të projekteve kapitale.
Mes shumë gjetjeve ZAK-ja ka identifikuar se Komuna ka bërë anashkalim të procedurave të prokurimit.
“Ne 4 raste, komuna ka lidhur marrëveshje për projektimin dhe punimin e skulpturave monumentale pa u aplikuar procedurat e prokurimit, por vetëm permes thirrjes publik.
Vlera e pagesës për këto projekte ishte 113,770 euro. Kjo kishte ndodhur për shkak të mos funksionimit të duhur të kontrolleve të brendshme, që ka rezultuar me kontrata publike duke mos respektuar kerkesat ligjore”, thuhet në raport.
Anashkalimi i procedurave te prokurimit, sipas ZAK-së, përveç që demtojnë konkurrencën, transparencën e procesit, efikasitetin dhe efektivitetin e veprimeve po ashtu rrisin rezikun e mos arritjes se vlerës për paranë e shpenzuar dhe mundesise së perballjes me veshtirësi apo edhe humbje financiare të komunes.
ZAK-ja i ka rekomanduar kryetarit se duhet të sigurojë se janë zbatuar kerkesat e kornizes ligjore për procedurat e prokurimit per të gjitha punët të cilat jane objekt i prokurimit publik