Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas rrëzimit të Ligjit Për Byronë e Konfiskimi të Pasurisë së Pajustifikueshme nga Gjykata Kushtetuese.
Deliu-Kodra ka thënë se Qeveria është kundër Kushtetutës.
“Qeveria Kundër-Kushtetuese! Gjykata Kushtetuese, pasi ka gjetur shumë probleme në të, ka rrëzuar një tjetër ligj të kësaj Qeverie. Kësaj radhe, ka rrëzuar ligjin për themelimin e Byros për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë.
Tri vite e gjysmë zhurmë të Ministrisë së Drejtësisë, fatkeqësisht, të barabarta me zero. Ky ligj ka qenë i një rëndësie të veçantë, por, meqë i trajtuar gabimisht që nga fillimi, edhe është anuluar. Joprofesionalizëm i skajshëm – Qeverisje skandaloze!” – ka shkruar ajo në Facebook.