Djalit i bie të fikët nga frika pasi u kanos me thikë nga babai, Policia jep detaje

Është arrestuar një person në Mitrovicë.

Ai dyshohet se pas një mosmarrëveshje e ka kanosur me thikë djalin e tij.

Viktima është alivanosur nga frika dhe ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Mitrovicë Jugu / 25.06.2024 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se kishte kanosur me thikë djalin e tij ankuesin kosovar pas një mosmarrëveshje. Ankuesi nga frika është alivanosur dhe ka marrë tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.