Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se nuk ka gjetur shkelje të kushtetueshmërisë në Ligjin për Investime të Qëndrueshme.
Gjykata e deklaroi kërkesën të pranueshme, por që konstatoi se nenet 21, 35, 52 dhe 53 të Ligjit për Investime të Qëndrueshme, nuk janë në kundërshtim me paragrafin 1 të nenit 7, paragrafët 1 dhe 2 të nenit 119, dhe paragrafin 2 të nenit 122.
Në njoftimin zyrtar të Gjykatës Kushtetuese janë evaluuar gjetjet për këtë ankesë.
“Për pasojë dhe sipas sqarimeve të dhëna në Aktgjykim, Gjykata ka konstatuar që neni 21 (Këshilli) i Ligjit të kontestuar, nuk është në kundërshtim me paragrafin 1 të nenit 7 [Vlerat], paragrafët 1 dhe 2 të nenit 119 [Parimet e Përgjithshme] të Kushtetutës dhe paragrafin 2 të nenit 122 [Përdorimi i Pasurisë dhe Burimeve Natyrore] të Kushtetutës” thuhet në njoftim.