Mandatet në rrezik, deputetët e Listës serbe rikthehen në seancë

Deputetët e Listës serbe sot janë paraqitur në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, kjo pasi iu rrezikohet mandati i deputetit.

Para fillimit të seancës plenare, e cila po mbahet në sallën alternative, të njëjtit shihen duke u nënshkruar në listën e pjesëmarrjes.

Ndryshe, hera e fundit që ata u paraqitën në sallë plenare ishte më 8 shkurt.

Të njëjtit kanë marrë mandatet e tyre në nëntor të vitit 2022, kur paraardhësit e tyre dhanë dorëheqje.

Ndryshe, sot në seancë plenare në rend dite janë votimi në lexim të dytë i Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor si dhe i Projektligji për Komisionin e Pavarur të Mediave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.