Prokuroria Speciale e Kosovës, ka kërkuar të caktohet paraburgimi ndaj të dyshuarit për spiunazh, që u arrestua mbrëmë në Mitrovicë.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e njofton opinionin publik se kundër të pandehurit: A.V. i ka paraqitur sot kërkesë për caktimin e paraburgimit, Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë” thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Prokuroria mbrëmë njoftoi se pas hetimeve disa mujore bashkë me AKI-në, është arrestuar A.V.
I dyshuari në fjalë është ish-polici i Kosovës Aleksander Vlajiq.