Përveç planeve të rregullta operative, Administrata Tatimore e Kosovës ka krijuar ekipin e veçantë për inspektime në terren, për të verifikuar nëse bizneset janë duke lëshuar me rregull kuponët fiskal, në këtë periudhë kur shërbimet ndaj konsumatorëve janë të rritura në nivel të dukshëm.
“Këto inspektime janë pjesë e përpjekjeve tona të vazhdueshme për të siguruar një sistem të drejtë dhe transparent fiskal”.
Përmes këtij njoftimi, ATK u bën thirrje tatimpaguesve që të jenë të rregullt në lëshimin e kuponëve fiskal, në mënyrë që mos të bëhen objekt i ndëshkimeve. Po ashtu, kujtojmë se lëshimi i kuponëve fiskal është një detyrim ligjor për të gjitha subjektet ekonomike dhe mosrespektimi i këtij detyrimi mund të sjellë sanksione administrative dhe ndëshkime të tjera ligjore, të cilat qojnë edhe deri tek mbyllja e tyre.