Partitë opozitare kërkuan sqarime për nevojat që i kërkon ky institucion, ndërsa Komisionerja Parlamentare e FSK-së Remzie Zeqiraj, u arsyetua se vështirësohet funksionimi i tyre pa vetura.
“Më bëri përshtypje blerja e tri veturave dhe gjithë ajo shumë, nuk keni specifikuar se në shërbim të kujt janë, dhe të kujt janë, përmendet shifra e 70 mijë eurove. Dua ta di se pas zgjedhjeve kjo Qeveri është zotuar që nuk do të ketë shpenzime. Unë e kuptoj që nuk mund të funksionoj me transport publik apo autobus, por kur janë ardh në fillim të mandatit ka pasur kritika për ish-qeveritarët për luks, dua sqarim”, tha Lekaj.
E blerjen e këtyre veturave e arsyetoi, zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Arben Loshi.
“Ka të bëjë me tre vetura të përdorur me leje, ama nuk ka administrativ, jemi në fazën ku komisioni përkatës ka për ta miratuar rregulloren. Me buxhet janë të planifikuara të komisionerëve. Ato janë të nevojshme”, tha Lushi
Lekaj replikoi kur u përmendi mungesën e rregullores.
“… nëse nuk ka rregullore të rikonstrurimit si do funksioni dhe si do ta kërkoni një buxhet paushall. Është e pa pranueshme”, u shpreh Lekaj.
Arsyetim dha edhe komisionerja e FSK-së Remzie Zeqiraj. Tha se funksionimi i tyre varet shumë prej terrenit, u vështirëson punën pa vetura.
“Pajisjet teknike i duhet shumë zyrës së komisionarit, ato mjete nevojiten sepse kjo është zyre që ka për bazë terrenin. Meqë ne kemi një linjë buxhetore nuk e kontrollojmë tërësisht buxhetin, në planifikimin e dytë e kam pa që është ngarkesë për buxhetin, dëshirë kam të ketë kapacitet. Pa asete nuk funksionohet. Terreni është në atë që ne e synojmë, synojmë me i pas kapacitete tona”, u shpreh ajo.