Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka vizituar tri hapësira në kryeqytet ku pritet të ndërtohen objekte të rëndësishme, ku e para do të jetë shkolla e muzikës “Prenk Jakova”.
Postimi i plotë:
Vizituam hapësirën ku do të ndërtohet Liceu Artistik në Kryeqytet. 📐🏫 Projekti përfshin ndërtimin e tri objekteve, ku e para është shkolla e muzikës “Prenk Jakova” 🎶. Ndërsa më vonë do të ndërtohen shkolla e arteve pamore dhe ajo e dramës.
Objektet do të ndërtohen me materiale që emitojnë zero karbon, duke ruajtur natyrën dhe ambientin. 🌍🌱 Kjo qasje synon të mbrojë shëndetin e nxënësve, stafit akademik dhe qytetarëve të Prishtinës. 🏥👩🎓👨🎓
Ky projekt reflekton përkushtimin tonë për infrastrukturë moderne dhe të qëndrueshme për edukimin artistik në kryeqytet.