Shahe Loshi nga Peja është nënë e sëmurë nga kanceri, ajo pas një interevenimi në Turqi e pas një kimioterapie shëndeti i saj ishte mirë, por që tash ajo me kërkesë të mjekeve i kanë kërkuar që të vazhdoj edhe me 6 seanca tjera të kimioterapisë, pasi që ilaçi “Trodelvy” për të arritur efektin e tij të plotë të shërimit ka nevojë për protokol komplet (pra 12 seanca, apo 6 cikle).
Ajo shprehet kështu: Unë për fat të keq tani gjindem prap në udhëkryq, sepse përkundër ndihmës nga spitali (i cili ma uli çmimin nga 7200 Euro në 6500 Euro – për seancë), unë tani po përballëm prap me probleme financiare (sepse edhe kjo shumë është tepër e madhe për mua).
Prandaj, me shpresë që do e mposhti këtë sëmundje agresive dhe tinzare, mua më duhët prap të APELOJ në rrjete sociale përkundër turpit që po e ndjej.
Njoftimi i plotë:
Përshëndetje
Së pari ju kërkoj falje që po ju shqetësoj për herë të dytë, por shëndeti dhe deshira për të jetuar qenka më e fuqishme se krenaria personale. Para më shumë se dy muajve pata apeluar për ndihmë sepse kanceri kishte përparuar shumë. Falë zotit dhe falë juve , pas marrjes së 6 seancave të kimioterapisë, unë ndjehëm pjesërisht më mirë (siq mund të vërehet në foto).
Pasi që rezultati i PET skanimit ka dalë pjesërisht më mirë, dhe pasi që kjo terapi, deri më tani, i është përgjigjur metastazave të mia të shumta, mjeket në Turqi (Onkologet) më kanë rekomanduar që unë të vazhdoj edhe me 6 seanca tjera të kimioterapisë, pasi që ilaçi “Trodelvy” për të arritur efektin e tij të plotë të shërimit ka nevojë për protokol komplet (pra 12 seanca, apo 6 cikle).
Mjekët më kanë thënë, që nëse nuk vazhdoj me terapi, atëherë gjendja ime shëndetësore mund të kthehet në pikën 0, pra aty ku unë isha para dy muajve, apo të përkeqësohet edhe më shumë.
Unë për fat të keq tani gjindem prap në udhëkryq, sepse përkundër ndihmës nga spitali (i cili ma uli çmimin nga 7200 Euro në 6500 Euro – për seancë), unë tani po përballëm prap me probleme financiare (sepse edhe kjo shumë është tepër e madhe për mua).
Prandaj, me shpresë që do e mposhti këtë sëmundje agresive dhe tinzare, mua më duhët prap të APELOJ në rrjete sociale përkundër turpit që po e ndjej.
Ashtu si më parë, edhe tani, i gjithë dokumentacioni është transparent dhe publik. Dua ta ceki që as kësaj rradhe nuk kam asnjë ndihmë nga institucionet shtetërore.
Ju falënderoj pa masë për ndihmë dhe përkrahje.
Zoti ju bekoftë.
Me nderime, e juaja
Shahe Loshi
048 28 56 56