Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se të dhënat nga terreni tregojnë Kosova për herë të parë në histori të pasluftës ka siguruar bukën për një vit.
Ai këto informacione i ka dhënë duke shkuar rrugës për në Vushtrri ku do të fillojë zyrtarisht fushata korrje-shirjes. Peci thotë se kjo është rezultat i përkrahjes së Qeverisë, punës fermerëve dhe begatisë së Zotit.
“Falë Zotit Kosova siguron bukën e motmotit!”, ka shkruar Peci.