Çmimet e larta në Shqipëri, reagon Çun Lajçi, tregon si qëndron e vërteta në Shëngjin

Aktori dhe shkrimtari i njohur Çun Lajçi ka reaguar pas komenteve të shumta rreth çmimeve për pushime në bregdetin e Shqipërisë.

Lajçi përmes një statusi në Facebook, ka shkruar që të mos e mashtrojnë popullin, kjo pasi sipas tij, çmimet janë të njëjta sikur vitin e kaluar.

“Mos e mashtroni popullin o hilexhi, unë zbarkova në Shëngjin të Ilir Dedaj në H.Marigona, dhe çmimet i gjeta ato që i lash vitin e kaluem!”, ka shkruar Lajçi.

Tutje, ai ka shtuar që të mos bëhen inatçor e mashtrues, pasi sipas tij, sikur Shqipëria nuk ka vend tjetër për xhepat e shtjerrun.

Postimi i plotë:

– Mos e mashtroni popullin o hilexhi, unë zbarkova n’Shëngjin të Ilir Dedaj në H.Marigona, dhe çmimet i gjeta ato që i lash vitin e kaluem!

Mos u bani inatçor e mashtrues, se si n’Shqipni nuk gjeni edhe nji vend tjetër për xhepat tonë të shtjerrun!

Ah det kaltrosh e qiell i shqipeve, kurrë mos mbetshim pa ty!

Leave a Reply

Your email address will not be published.