/

Krasniqi për dënimin e Pjetër Shalës: Askush nuk mund ta ndryshojë luftën e UÇK’së

Lideri i PDK’së, Memli Krasniqi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale për dënimin e Pjetër Shalës me 18 vite burg.

Krasniqi përmes një shkrimi në Faebook tha se ky vendim është vazhdimësi e verdikteve drakoniane ndaj çlirimtarëve të Kosovës.

“Lufta e UÇK-së është pjesa më e lavdishme e historisë së Kosovës, të cilën askush dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë e ta rishkruajë.

Ndonëse të indinjuar me këtë verdikt, drejtësisë i kemi besuar gjithmonë, andaj besojmë edhe sot se drejtësia dhe e vërteta, do të triumfojnë herët a vonë”, shkroi Krasniqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.