/

Shpresa e tenisit, Nola Fejza, merr pjesë në Dubrovnik Dub Bowl

11 vjeçarja nga Kosova Nola Fejza, po merr pjesë në Dubrovnik Dub Bowl – i referuar shpesh si “kampionati botëror U13 dhe U11”, i cili është i njohur për mbledhjen e lojtarëve më të mirë të rinj në botë që konkurrojnë në një nga turnetë më të mëdhenj dhe të begatë në botë.

Nola, që po përfaqëson me krenari Kosovën, për dy ditë me radhe ka garuar ndaj tenisereve nga Hongkongu dhe Kina.

Në tetë vjet të ekzistencës së tij, Dubrovnik Dub Bowl mblodhi mbi 1000 lojtarë nga 65 vende të botës.

Që nga viti 2014, Dubrovnik Dub Bowl thekson aspektet pozitive të sportit për fëmijët dhe zbulon bukurinë e vërtetë të tenisit. Përmes programit shtatëditor, ekipi i Dubrovnik Dub Bowl organizon ngjarje të ndryshme për të zhvilluar forcat fizike dhe mendore të fëmijëve, shpirtin e ekipit, vetëvlerësimin dhe miqësi të reja.

Turneu Dubrovnik Dub Bowl luhet në një sistem të rrumbullakët që do të thotë se çdo lojtar është i siguruar të luajë të paktën katër ndeshje teke, plus dyshe.

Leave a Reply

Your email address will not be published.