Izraeli dhe Palestina kurrë nuk do të mund të jetojnë në dy shtete të ndara. Kjo pasi me një vendim unanim, Parlamenti i Izraelit ka votuar kundër planit për zgjidhjes me dy shtete. Për administratën Biden kjo është një kthim pas dhe një goditje që aleati i tij i çmuar jep për Uashingtonin.
Një zgjidhje me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez ka qenë politika e SHBA-së për dekada, por mungesa e negociatave midis dy palëve dhe mungesa e përpjekjeve të qëndrueshme të SHBA-së për ta realizuar atë, do të thotë se besimi në një rezultat të tillë është zvogëluar. Të mërkurën në mbrëmje, parlamenti izraelit bëri të qartë qëndrimin e tij, duke votuar me 68 vota kundër planin për krijimin e shtetit të Palestinës.
“Parlamenti i Izraelit kundërshton me vendosmëri krijimin e një shteti palestinez në perëndim të lumit Jordan. Krijimi i një shteti palestinez në zemër të Tokës së Izraelit do të përbënte një rrezik ekzistencial për shtetin e Izraelit dhe qytetarët e tij, do të përjetësonte konfliktin izraelito-palestinez dhe do të destabilizonte rajonin”.
Rezoluta e vendimit të Parlamentit të Izraelit
Vendimi për mos lejimin e krijimit të një shteti palestinez është përkrahur edhe nga Benny Gantz, njeriu të cilin Shtetet e Bashkuara e kishin projektuar për të zëvendësuar Netanyahun. Sakaq, Ministri i Sigurisë Kombëtare të Izraelit foli me vendosmëri kundër armëpushimit me Hamasin.
Itamar Ben Gvir, ministri i Sigurisë Kombëtare, Izrael
Ndërkohë raportohet se forcat izraelite kanë bombarduar kampet historike të refugjatëve të Rripit të Gazës në qendër të enklavës dhe goditën qytetin e Gazës në veri, duke vrarë të paktën 21 persona./a2cnn