/

Raportohet se në Bosnje dhe Hercegovinë u arrestua një person që lidhet me rastin e vrasjes së policit serb

Një zyrtar policor serb është vrarë mbrëmë pas mesnate si dhe një tjetër është plagosur.

Si fillim në kërkim nga autoritetet serbe është shpallur Artan Hajrizi, i cili theksohej si i dyshuar në këtë rast.Dokumentet e Hajrizit thuhet të ishin gjetur në vendin e ngjarjes.

Mediat boshnjake kanë raportuar se në lidhje me këtë rast është arrestuar edhe një person.

“Sot në Bijeljina është arrestuar një person i cili lidhet me të dyshuarin për vrasjen e njërit dhe plagosjen e një polici tjetër në Loznicë”.

Media bosnjake raporton se jozyrtarisht mësohet se është arrestuar një person, duke mos e specifikuar nëse është Faton Hajrizi.

Artan Hajrizi është vëllai i Faton Hajrizit, i arratisur nga burgu i Smrekonicës më 6 korrik. Pas raportimeve për rastin në Serbi, vëllai i Fatonit është deklaruar për lajmi.net.

Ai tha se s’ka të bëjë me rastin dhe se Fatoni ia vodhi atij dokumentet. Madje ai tha se i kishte kërkuar Fatonit të dorëzohet por se ai nuk e ka dëgjuar.

Duhet përkujtuar që Faton Hajrizi pati deklaruar se nuk do të kthehet në burg, ndërsa sipas vëllait të tij ai ka shëtitur këto ditë nëpër Evropë.

Forca të shumta policore janë aktivizuar sot në Serbi, në kërkim të të dyshuarit në fjalë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.