/

Lindin trenjakë në një familje në Lipjan, kryetari shpërblen prindërit me 1500 euro

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ndarë një subvencion prej 1500€ për babanë e trinjakëve.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, nënkryetari i Komunës së Lipjanit Diamant Bytyqi bashkë me kryesuesin Dautin dhe drejtorin Sead e k takuar Fisnikun që para disa dite është bërë baba i trinjakëve.

“Sot bashkë me kryesuesin Dautin dhe drejtorin Sead e kemi takuar Fisnikun që para disa dite është bërë baba i trenjakëve. Kryetari Imri Ahmeti ka ndarë një subvencion prej 1500€ në shenjë kujdesi dhe mbështetje për familjen Luma. Fisit, Shkodranes e gjithë familjes i urojmë shëndet, të vegjëlit tuaj Najla,Maldi dhe Troi janë një bekim i madh dhe urojmë që çdo ditë të jetë e mbushur me buzëqeshje dhe dashuri të pafundme”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.