/

Shpërlanë para për 8 vjet radhazi, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj 6 personave – sekuestrohen mbi 1.6 milion euro

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë kundër të pandehurve E. K, Xh.Xh, A.H, R.B, M.V dhe F.T, nën dyshimin që në bashkëkryerje kanë bërë shpërlarje parash nga viti 2015 deri në vitin 2023 .

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurve E. K, Xh.Xh, A.H, R.B, M.V dhe F.T, pasiqë ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprën penale të kryer në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi nga viti 2015 deri në vitin 2023 , “Shpëlarja e parave”, e përcaktuar me nenin 308, lidhur me nenin 31 dhe 81 të KPRK-së dhe nenin 56 par. 1 pika 1.6 të Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të Terrorizmit”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Ndërkaq, për të pandehurit E.K dhe M.V, po ashtu ekziston “dyshimi i bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer edhe veprën penale në bashkëkryerje “Falsifikimi i dokumenteve”, e përcaktuar me nenin 390, lidhur me nenin 31 të KPRK-së”.

Vlera pasurisë së sekuestruar në këtë rast është 1,629,929.77 Euro., për të cilën Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës që ta bëjë konfiskimin e saj.

Ky rast ka qenë i shënjestruar dhe i emërtuar “ZHURI”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.