Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka kërkuar sërish nga Lëvizja Vetëvendosje të ndalojë sulmet e fyerjet ndaj gazetarëve të Nacionales dhe Periskopit.
Ai ka përmendur fyerjet e rënda nga zyrtarë të këtij subjekti politik.
“Sulmet, fyerjet dhe linçimet e zyrtarëve të partisë në pushtet, Vetëvendosje kanë vazhduar me intensitet edhe ditën e enjte.
Një asamblist i kësaj partie në Prizren, Selman Sokoli, duke iu referuar gazetarëve të Nacionales dhe Periskopit, ka shkruar “këta i paskan dresiratë si zagartë”.
Fahri Beqa, i Lëvizjes Vetëvendosje në Gjermani, ka shkruar në Facebook: “Radojçiqi e Vuçiçi të dhanë paratë”, duke iu referuar një lajmi për Ilir Mirenën – drejtues i portalit “Periskopi”.
Qëndrim Krasniqi, i Lëvizjes Vetëvendosje në Britani të Madhe ka shkruar se: “portalet po e sulmojnë RTK-në në kor”, me urdhër të Radojçiqit.”