/

Hamiti: Kapja e RTK-së ka nisur në Kuvend nga VV-ja, s’habitem me heshtjen e presidentes Osmani

Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka thënë se kapja e Transmetuesit Publik të Kosovës ka filluar kur Kuvendi i Kosovës me shumicën e votave të Lëvizjes Vetëvendosje kishte shkarkuar paligjshëm tetë anëtarët e Bordit të RTK-së he më pas kishte zgjedhur përgjegjësit e rinj të RTK-së, që Hamiti thotë se e kanë kthyer mediumin publik në vegël të Vetëvendosjes.

Hamiti ka thënë se nuk habitet me heshtjen e presidentes Vjosa Osmani, duke shtuar se ajo s’ka kërkuar rishqyrtim në Kuvend të asnjë ligji që është shpallur anti-kushtetues nga Gjykata.

Reagimi i plotë:

Degradimi i RTK-së, kapja e transmetuesit publik të Kosovës, ka nisur kur Kuvendi i Kosovës, natyrisht me iniciativë të Qeverisë së VV-së, i shkarkoi paligjshëm 8 anëtarë të Bordit të RTK-së. U zgjodh pastaj bordi tjetër që i emëroi përgjegjësit e rinj të RTK-së, të cilët e kanë kthyer transmetuesin publik në vegël propagandistike të VV-së.

Mediat tona po habiten pse Presidentja e vendit po hesht. Unë jo.

Presidentja Osmani nuk ka kërkuar rishqyrtim në Kuvend të Kosovës – kompetencë kushtetuese  e saj – të asnjë prej ligjeve që u shpallën antikushtetuese kur u dërguan nga partitë opozitare në Gjykatën Kushtetuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published.