/

Policia jep detaje për rastin e mashtrimit me viza: E arrestuara është 35 vjeçare, dyshohet se mashtroi së paku 9 persona

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për arrestimin e një gruaje në Prishtinë pasi dyshohet se ka mashtruar persona duke ju premtuar terminë për viza pune.

E dyshuara është A.B, e moshës 35 vjeçare dhe dyshohet se ka marrë së paku nga 9 persona para duke ju premtuar atyre terminë për viza pune.

Në njoftim bëhet e ditur se janë sekuestruar disa persona, dy telefona, një shtëpizë kompjuteri dhe para.

Policia bën të ditur se ka dyshime që mashtrimi mund të ketë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë  të gjatë kohore  dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga personat e dyshuar mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar.

Andaj, ka kërkuar nga qytetarët që mund të kenë qenë viktimë e rasteve të tilla të lajmërohen në stacionin më të afërt policor, për të ndihmuar policinë drejt hetimit përfundimtar.

Njoftimi i plotë:

Hetuesit e Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, mbrëmë ( menjëherë pas raportimit të rastit), kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën mashtrim.

E dyshuara:

– A.B. femër 35 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës, me vendim të prokurorit , është dërguar në mbajtjes për 48 orë, pasi që dyshohet të kenë marrë nga së paku 9 persona, shuma të ndryshme parash, duke ju premtuar termine për viza pune.

Lidhur me këtë rast policia ka sekuestruar:

-disa pasaporta

-2 telefona

– shtëpizë kompjuteri

-një shumë të parave etj.

Mbështetur në rezultate e para të hetimit, policia ka  ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimi mund të ketë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë  të gjatë kohore  dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga personat e dyshuar mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar.

Andaj, kërkojmë nga qytetarët që mund të kenë qenë viktimë e rasteve të tilla të lajmërohen në stacionin më të afërt policor, për të ndihmuar policinë drejt hetimit përfundimtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.