Derisa sot u mbajt një takim konsultativ i ftuar nga presidentja Vjosa Osmani për caktimin e datës së zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një sondazh ku thotë se kjo parti do të marrë pëlqimin e 55% të qytetarëve.
“Sipas sondazhit të Institutit Ndërkombëtar Republikan 2024: 55% e qytetarëve kanë pëlqim për Lëvizjen Vetëvendosje”, thotë kjo parti.
Në këtë takim nuk shkoi kryeministri Albin Kurti dhe propozimi i partisë së tij që në vend të tij të shkojë nënkryetari Glauk Konjufca nuk u pranua nga Presidenca, e cila tha se ftesa ishte për liderë.