/

Lirohet nga paraburgimi ish-ushtari i UÇK-së që u arrestua në Maqedoni të Veriut me kërkesë të Serbisë

Sot është liruar nga paraburgimi ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani i cili ishte ndaluar në hyrje të Maqedonisë së Veriut.

Ramadani, me vendim të gjykatësit të procedurës paraprake, do të duhet të qëndrojë në burg shtëpiak me masë përkujdesi, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas vendimit të lëshuar, Ramadani është liruar me kusht.

Sipas dokumentit Ramadani deri në kryerjen e procedurave të mëtejshme nga 01.08.2024 deri më 16.08.2024 do të ketë vendqëndrim të përkohshëm në Shkup.

Leave a Reply

Your email address will not be published.