Çun Lajçi reagon për Urën e Ibrit

Aktori dhe shkrimtari i njohur Çun Lajçi, ka reaguar pas debateve për Urën e Ibrit.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka kërkuar që Dardania të mos brengoset për Urën.

Sipas tij, duhet larguar brenga kjo pasi Kosova njëherë e dikur e krijoi Shqipërinë dhe njëherë e dikur do ta shalojë edhe Urën e Ibrit.

“Kosova është arrë e fortë, këtë e thanë ata që i lan eshtrat Bjeshkëve të Nemuna dhe nga mllefi i quajtën “Prokletije””, ka shkruar Lajçi.

Postimi i plotë:

Dardan,

* Mos u brengosni për Urën që mbeti mollë sherri, që kur dy komandantët; – herë thonin se janë themeluesit e UÇK-së e herë thonin se nuk ishin madje as komandantë, ua ndalën hovin popullatës së indinjuar dhe që atëherë mbeti në mëshirën e ndërkombëtarëve.

* O hiqeni brengën, sepse Kosova që njëherë e dikur e krijoi Shqipërinë dhe njëherë e dikur do ta shalojë edhe Urën mbi Ibër.

* Tani jemi më të fortë se në 1997-1998 dhe s’përtojmë me ladrua urave e lumenjve! Kosova është arrë e fortë, këtë e thanë ata që i lan eshtrat Bjeshkëve të Nemuna dhe nga mllefi i quajtën “Prokletije”.

http://live.dtv-ks.com:8082/live/DTVHD.stream/playlist.m3u8

Leave a Reply

Your email address will not be published.