Kurti – të rinjve nga 16 deri në 24 vjeç: Shihni këtë mundësi për praktikë me pagesë, trajnime e mentorim, mbi 1200 përfituan

Kryeministri Albin Kurti i ka ftuar të rinjtë që të rinjtë nga mosha 16 deri në 24 vjeç që të aplikojnë për “praktikë me pagesë, trajnime dhe mentorim”.

“Programi quhet Kosovo Generation Unlimited”, tha Kurti në një video të publikuar në Facebook.

“Vetëm në dy vitet e fundit” – tha ai – “janë mbi 1200 të rinj mes moshës 16 dhe 24 vjeç që kanë përfituar nga kjo mundësi. 60% prej tyre janë vajza”.

“Sektorët janë të ndryshëm: prej atij të shërbimeve e shitjes me pakicë te TIK-u, e deri te marketingu, financat dhe bankat, e shërbimi publik”, tha Kurti.

Si shembull i kësaj, në videon e publikuar nga kryeministri folën edhe Ylza Kuraja dhe Albin Lahu, dy të rinj që thanë se kanë përfituar nga kjo mundësi.

Postimi i plotë: 

Programi quhet Kosovo Generation Unlimited. Vetëm në dy vitet e fundit, janë mbi 1200 të rinj mes moshës 16 dhe 24 vjeç që kanë përfituar nga kjo mundësi. 60% prej tyre janë vajza. Sektorët janë të ndryshëm: prej atij të shërbimeve e shitjes me pakicë te TIK-u, e deri te marketingu, financat dhe bankat, e shërbimi publik.

Ju ftoj ta vizitoni faqen www.kosovogenu.com për të parë të gjitha mundësitë për praktikë me pagesë, trajnime dhe mentorim që po ofrojmë për rininë tonë përmes Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe bashkëpunimit me UNICEF-in në Kosovë dhe bizneset anëtare të rrjetit CSR Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published.