Prindërit i dhanë lamtumirën e fundit Faton Hajrizit

Është varrosur Faton Hajrizi.

Ceremonia e varrimit u mbajt në fshatin Klinë e Ulët të Skenderajt.

Për t’i dhënë lamtumirën e fundit morën pjesë edhe një numër i madh i qytetarëve.

Hajrizi, u vra nga policia serbe më 19 korrik, disa javë pasi ishte arratisur nga burgu në Kosovë, ku po vuante dënimin.

Dyshohet se ai e vrau një polic serb dhe një tjetër e plagosi, në orët e para të 18 korrikut në Lloznicë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.