Durmishi: Po e presim raportin për stabilitetin e Urës së Ibrit

Po bëhen gati një javë prej kur nisën testimet në Urën e Ibrit.

Zëvendësminsitri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se janë duke e pritur raportin për stabilitetin e Urës së Ibrit dhe se sapo ta marrin do ta publikojnë atë.

Pas matjeve dhe testimeve me automjete të rënda, që ca ditë janë duke u ngjyrosur muret e Urës.

Para pak ditësh Durmishi kishte thënë për media se brenda dy-tri ditëve e presin raportin final pas testimeve dhe matjeve në Urën e Ibrit.

“Ka qenë me procedurë të përshpejtuar. Pak kompani kanë pajisje të tilla për matjen e stabilitetit të urës. Janë përfunduar të gjitha procedurat, është nënshkru kontrata, kemi fillu punimet dhe besoj që sot përfundon testimi, brenda dy-tri dite e presim raportin final”, kishte thënë Durmishi.

Autoritetet e Kosovës kanë nisur procedura për testimin e fuqisë mbajtëse të urës së Ibrit, si hap para hapjes së saj për qarkullim të automjeteve. Ky insistim është përballur me kundërshtim të bashkësisë ndërkombëtare, të cilët kanë kërkuar edhe një hap shtesë, një diskutim të ri në dialogun Kosovë-Serbi. Ndërkohë, kjo çështje nxiti serbët e Kosovës që të protestojnë duke kundërshtuar hapjen e urës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.