Qytetari nga Kosova mori pije nga frigoriferi i një lokali të mbyllur në Shqipëri, i kërkon falje dhe ia lë 100 euro

Një qytetar nga Shqipëria që punon si kamerier në një lokal në Gjirin e Shën Andreut ka ndarë një histori të bukur të një veprimi nga një kosovar.

Ai kishte gjetur një letër të shkruar nga një klient nga Kosova, i cili kishte marrë pije nga frigoriferi i lokalit, kur e gjeti atë të mbyllur dhe më pas ai kishte lënë pagesën 100 euro së bashku me një letër falënderimi për ambientin e këndshëm.

Kamerieri ka kërkuar që të gjejë personin që e ka lënë këtë mesazh për t’i shprehur mirënjohjen e tij, duke i bërë thirrje faqes ‘JOQAlbania’ ta publikojë këtë postim.

Ai thotë se ky veprim i klientit i ka lënë një përshtypje shumë të mirë dhe dëshiron t’i thotë një faleminderit të sinqertë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.